Kryeministri i zgjedhur i Kosovës Albin Kurti i bëri thirrje të hënën Kuvendit pas votimit të qeverisë Kurti që të zgjedhin sa më shpejt presidentin.
Ai propozi Vjosa Osmanin për presidente, duke thënë se për zgjedhjen e saj duhet të bëhen të gjithë bashkë.
Por partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë shprehur kundërshtinë e tyre për zgjedhjen e Osmanit.
Kreu i AAK Ramush Haradinaj ka thënë se “ka shumë respekt për Osmanin”, por mendon se ai duhet të jetë presidenti i Kosovës.
“Jeta politike e zonjës Osmani, dinjiteti, përgjegjësia me të cilën ajo ka përfaqësuar qytetarët në secilën pozitë institucionale dhe së fundmi mbi 300 mijë vota të qytetarëve të Kosovës, unë besoj se e kanë paraqitur para pozitës dhe opozitës, para të gjithë deputetëve, neve si qeveri se Vjosa Osmani duhet të jetë presidente e re e Republikës së Kosovës”, tha Kurti.
Aktualisht detyrën e presidentit e ushtron Glauk Konjufca që prej së hënës 22 mars. Kosova është në këtë situatë që prej 5 nëntor 2020 kur Hashim Thaçi tha dorëheqjen. Pas tij ishte Osmani ajo që ushtroi detyrën e presidentes.
Sipas Kushtetutës, vendi mund të udhëhiqet me ushtrues detyre vetëm për gjashtë muaj.