Kurti, apel vendeve të Ballkanit të njohin gjenocidin serb në Srebrenicë

Kurti, apel vendeve të Ballkanit të njohin gjenocidin serb në Srebrenicë

Një ditë pas njohjes së gjenocidit serb në Srebrenicë nga Kuvendi i Kosovës, kryeministri kosovar, Albin Kurti u bëri thirrje vendeve të rajonit të ndërmerrnin të njëjtin hap.

Në një intervistë ekskluzive për Radio Sarajevën tha:

“Përveç dënimit të gjenocidit të regjimit serb në Srebrenicë në 1995, ne gjithashtu dënuam çdo tendencë për të mohuar qëllimisht e publikisht gjenocidin në Srebrenicë, që synon të poshtërojë viktimat dhe të mbulojë krimet e kryera”.

Po ashtu Kurti kërkoi që organizatat ndërkombëtare të angazhoheshin në vendosjen e drejtësisë.

Ai u shpreh i lumtur që, më në fund, Kosova kishte një shumicë parlamentare që, duke dënuar gjenocidin, kreu detyrën para qytetarëve.

“Kjo na mundësoi të miratonim Rezolutën, e cila, e përsëris, ishte detyra jonë ndaj paqes, drejtësisë, demokracisë dhe historisë sonë të fundit,” theksoi Kurti.

Ai shtoi se Parlamenti dënoi jo vetëm vrasjet, por çdo shkelje të të drejtave të njeriut gjatë regjimit serb në Bosnje.

Kurti dënoi ata që mohonin gjenocidin, duke lënë të hapur mundësinë që ngjarje të tilla të ripërsëriteshin.

“Besojmë se ata që e mohojnë gjenocidin në Srebrenicë, në një farë mënyre, besojnë se ajo duhej të kishte ndodhur. Ata identifikohen me kriminelët. Më duhet të them se, në këtë mënyrë, ata mbajnë gjallë ëndrrën e përsëritjes së gjenocidit!,” deklaroi Kurti.

LEXO  Maqedoni, 82 kompani në garë për impiantet me energji fotovoltaike

Duke folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës, e cila ende nuk e njeh Kosovën, Kurti tha se vendi nuk duhet të ishte peng i Serbisë. Ai pohoi se ka potencial për bashkëpunim mes vendeve, duke filluar nga heqja e barrierave për të udhëtuar mes vendeve.

Pwrveç Kosovws, edhe parlamenti i Malit tw Zi votoi nw 18 qershor pwr njohjen e gjenocidit serb nw Srebrenicw dhe dwnimin e atyre qw e mohojnw.

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme