Kryeministri i Kosovës Albin Kurti kërkoi që Bashkimi Evropian të mbrohej dhe përkrahej, duke folur në Forumin Strategjik të Bled-it në Slloveni.
“BE-ja duhet mbrojtur e përkrahur, për këtë qëllim të kryejmë reformat në vendet tona, në të njëjtën kohë të ecim dhe me zgjerimin e BE,” deklaroi Kurti.
Ai shtoi se besonte se Blloku kishte nevojë për reformim të sistemit vendimmarrës, gjë që do të arrihej duke ndërmarr hapa të guximshëm.
Kurti u shpreh se zgjerimi i BE-së me 6 vendet e Ballanit Perëndimor do ta bënte më të sigurtë perimetrin e saj të jashtëm.
Fjalimi i Kurtit ishte në kontrast me qëndrimet e mbajtura më herët nga presindenti serb Vuçiç dhe ai maqedonas, Zaev, të cilët kritikuan BE-në për sorollatje dhe mosmbajtje të premtimeve për përparim në procesin e integrimit. Po ashtu, edhe kryeminsitri Rama, nën tisin e ironisë, i rikujtoi BE-në se vendi do të krijonte marrëdhënie me “të tretë” në rast se nuk do të përshpejtohej integrimi.