Kurti bën thirrje që BE-ja të përkrahet, pas kritikave nga treshja Rama-Vuçiç-Zaev

Nga Exit News
Kurti bën thirrje që BE-ja të përkrahet, pas kritikave nga treshja Rama-Vuçiç-Zaev

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti kërkoi që Bashkimi Evropian të mbrohej dhe përkrahej, duke folur në Forumin Strategjik të Bled-it në Slloveni.

“BE-ja duhet mbrojtur e përkrahur, për këtë qëllim të kryejmë reformat në vendet tona, në të njëjtën kohë të ecim dhe me zgjerimin e BE,” deklaroi Kurti.

Ai shtoi se besonte se Blloku kishte nevojë për reformim të sistemit vendimmarrës, gjë që do të arrihej duke ndërmarr hapa të guximshëm.

Kurti u shpreh se zgjerimi i BE-së me 6 vendet e Ballanit Perëndimor do ta bënte më të sigurtë perimetrin e saj të jashtëm.

Fjalimi i Kurtit ishte në kontrast me qëndrimet e mbajtura më herët nga presindenti serb Vuçiç dhe ai maqedonas, Zaev, të cilët kritikuan BE-në për sorollatje dhe mosmbajtje të premtimeve për përparim në procesin e integrimit. Po ashtu, edhe kryeminsitri Rama, nën tisin e ironisë,  i rikujtoi BE-në se vendi do të krijonte marrëdhënie me “të tretë” në rast se nuk do të përshpejtohej integrimi.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>