Kurti dhe Vuçiç takohen në qershor

Nga Exit News
Kurti dhe Vuçiç takohen në qershor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pohoi se takimi me residentin serb Aleksandër Vuçiç është planifikuar për në mes të qershorit.

“Do të ketë një takim për të diskutuar se si të vazhdohet më tej me dialogun, cili duhet të jetë kapitulli i ri i këtij dialogu, rendi i ditës etj. Ne duhet të biem dakord mbi procesin përpara, sepse nuk mund të vazhdojmë [dialogun] ashtu siç i kanë kryer qeveritë e mëparshme në të kaluarën”, deklaroi Kurti.

Ai përsëriti se rezultati i vetëm i pranueshëm i procesit të dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është njohja reciproke.

Kurti i bëri këto komente pas një darke në Bruksel të organizuar nga diplomati i lartë i BE, Josep Borrell, ku ishin ftuar të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. Kjo është vizita e dytë e Kurtit në Bruksel që kur ai mori detyrën në 22 Mars.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>