Kurti i kërkon BE-së liberalizimin e vizave me Kosovën

Nga Exit News
Kurti i kërkon BE-së liberalizimin e vizave me Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të mërkurën i bëri thirrje BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, para fillimit të Samitit të Sllovenisë.

Ai e cilësoi vonesën “një padrejtësi e madhe” e institucioneve evropiane.

“Kanë kaluar më shumë se tre vjet që kur Komisioni Evropian rekomandoi për të dytën herë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ka qenë një padrejtësi e madhe, mungesë e drejtësisë karshi qytetarëve tanë që kanë vuajtur shumë,” u shpreh Kurti për gazetarët.

Ai shtoi se shpresonte që BE-ja të vazhdontë projektin e zgjerimit, duke i qëndruar “esencës së vet”.

“Si projekti më i madh historik i paqes dhe prosperitetit që nga lufta e dytë botërore, BE-ja duhet të zgjerohet që të jetë Evropë. Ballkani Perëndimor i mungon BE-së për t’u bërë Evropë”, përfundoi ai.

Kurti ka ritheksuar mbështetjen e besnikërinë e Kosovës ndaj BE-së, përkundër vonesave dhe se nuk ka asnjë rrezik që vendi të riprientohet kah Rusisë e Kinës.

Ndërkohë, ai ka rikonfirmuar edhe qëndrimin mbi marrëveshjen Kosovë-Serbi, ku zgjidhja e vetme mund të jetë vetëm njohja.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>