Kurti kërkon të rriten presionet ndërkombëtare ndaj Serbisë për gjenocidin në Kosovë

Nga Exit News
Kurti kërkon të rriten presionet ndërkombëtare ndaj Serbisë për gjenocidin në Kosovë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar të mërkurën që të rriten presionet ndërkombëtare ndaj Serbisë për të dënuar përgjegjësit e gjenocidit në Kosovë.

Sot e gjithnjë i bëj thirrje ndërkombëtarëve që ta rrisin presionin në qeverinë serbe për të hequr dorë nga politikat agresore ndaj Kosovës, e për të vënë drejtësi duke dënuar përgjegjësit politikë e ushtarakë për këtë gjenocid”, ka dekalruar Kurti.

Në Ditën e Përkujtimit të viktimave të gjenocidit, Kurti ka thënë se gjenocidi është më tepër “se krim që duhet kujtuar me 9 dhjetor”.

‘“Kur flasim sot për dialog, nuk duhet të harrojmë se qëndrojmë mbi një tokë të ujitur me gjakun e të pafajshmëve”, ka shkruar Kurit në Facebook.

Ish-kryeministri i Kosovës është shprehur se në respekt të viktimave të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, “duhet të pohojmë gjithnjë e vendosmërisht se Kosova është e pavarur”.

Vetëm me drejtësi mund të vendoset themeli i vërtetë për një Ballkan Evropian, ka nënvizuar Kurti në postimin e tij.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>