Kurti: Kushtetuta s’na lejon bashkimin me Shqipërinë

Nga Exit News
Kurti: Kushtetuta s’na lejon bashkimin me Shqipërinë

Kushtetuta nuk e lejon bashkimin kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë, tha të martën kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe shtoi se për këtë duhet kohë.

“Fatkeqësisht Kushtetuta e Kosovës e ka një kundërthënie në nenin 1.1 me nenin 1.3. Neni 1.1 thotë që Kosova është shtet i pavarur, sovran e demokratik e neni 1.3 na ndalon bashkimin me një shtet tjetër. Në këtë kuptim, pavarësia e Kosovës nuk e lejon në mënyrë kushtetuese bashkimin me një shtet tjetër të pavarur, siç është Shqipëria”, tha Kurti.

Ai ishte më 2 mars në Lezhë për 577 vjetori e Beslidhjes së Lezhës.

Megjithëse Kushtetuta nuk e lejon, tha Kurti kjo është “një dëshirë e të gjithë shqiptarëve”.

“Kosova e Shqipëria duhet të bashkërendohen drejt integrimit e bashkimit në tri fusha kryesore: Të sigurisë së përbashkët, energjisë dhe burimeve natyrore dhe atë të politikës së jashtme”, tha Kurti nga Lezha.

Në Lezhë të martën ishin edhe politikanë shqiptar si Zijadin Sela, Kreu i Aleancës për Shqiptarët në MV, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi, e kreu i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>