Kurti-Makronit: BE-ja e pazëvendësueshme në dialogun Kosovë-Serbi

Nga Exit News
Kurti-Makronit: BE-ja e pazëvendësueshme në dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë një telefonate me Presidentin e Francës Emmanuel Macron, deklaroi se angazhimi i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi është thelbësor për arritjen e një marrëveshjeje.

Deklarata e Kurtit vjen pas angazhimit të administratës të SHBA, e cila synon të udhëheqë ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi. Mosmarrëveshja midis të dërguarit special të SHBA-ve, Richard Grenell dhe Kurtit për tarifat, ndikoi në rrëzimin e qeverisë dy javë më parë.

Gjatë telefonatës së tyre, Macron premtoi angazhimin e Francës në dialogun që pritet të rifillojë së shpejti nën ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të BE Mirosllav Lajçak në bashkëpunim me SHBA-të. Macron theksoi objektivin e tij për të organizuar një samit francez-gjerman-BE në Paris i përqëndruar në marrëdhëniet Kosovë-Serbi sapo të përmbushen kushtet.

Ndër të tjera, Kurti informoi Makronin për heqjen e tarifës dhe nisjen e masave të reciprocitetit, të cialt janë në përputhje me marrëveshjen e dy vendeve të ndërmjetsuar nga Brukseli. Presidenti Francez përshëndeti heqjen e tarifave duke risjellur qarkullimin e mallrave.

Të dy liderët diskutuan gjithashtu edhe rreth gjendjes politike të Kosovës. Kurti falenderoi Makronin për deklaratën e përbashkët të Ministrave të Punëve të Jashtme francez dhe gjerman  për votimin e mocionit të mosbesimit që solli rënien e qeverisë së tij në parlament, si dhe zgjedhjet e reja janë e vetmja zgjidhje kushtetuese.

Presidenti Hashim Thaçi inisiston për krijimin e një qeverie të re. Ai po mundohet të shtyjë parlamentin për krijimin e një qeverie të re duke ftuar partinë e Kurtit, partinë parlamentare më të madhe, të propozojë kandidatin e ri për Kryeministër.

Ndërsa duket e veshtirë, ndoshta e pamundur që Vetëvendosja të krijojë një aleance duke siguruar 61 mandate 120, ajo ka sygjeruar se do të shtyjë propozimin për kryeministër të ri derisa gjendja e krijuar nga koronavirusi të kalojë.

Megjithatë kjo është një mënyrë për të ushtruar trysni për zgjedhje të reja, pasi Kushtetuta nuk parashikon një afat kohor për propozimin e emrit për Kryeministrin e ri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>