Kurti mbledh këshillin e sigurisë

Nga Exit News
Kurti mbledh këshillin e sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të shtunën mbrëma mblodhi Këshillin e Sigurisë, pas tensioneve në dy pikat doganore Kosovë-Serbi, sipas një njoftimi për shtyp, të shtunën në darkë.

Kurti u shpreh se personat që marrin pjesë në trazira janë “me veprimtari kriminale e pikëpamje ekstremiste”. Në një postim në Facebook, Kurti postoi përshkrimet dhe fotografitë e dy prej tyre.

Të shtunën, më 25 shtator, Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok u dogj, ndërsa Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan u sulmuar, raporton Koha.net.

Sipas hetimeve aty u hodhën dy bomba dore, por të cilat “nuk kanë shpërthyer”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani njoftoi ndërprerjen e vizitës në SHBA dhe u nis drejt Kosovës për shkak të trazirave.

Disa media në Serbi raportuan për lëvizje të tankeve drejt kufirit me Kosovën, por ushtria serbe nuk është deklaruar zyrtarisht për këtë çështje.

Kurti, gjatë një konference për media, të shtunën tha se Serbia po provokon konflikt serioz ndërkombëtar që rrezikon të marrë përmasa rajonale.

Ai njoftoi tha se në pikat kufitare do të qëndrojnë njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës bëri të ditur se janë ftuar nga faktori ndërkombëtar që të shkojnë në Bruksel për të diskutuar lidhur me situatën në veri, por, sipas tij, kjo ftesë është refuzuar nga Beogradi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>