Kurti mohon takimin me Vuçiç: Pjesëmarrja në samit nuk do të thotë takim

Kurti mohon takimin me Vuçiç: Pjesëmarrja në samit nuk do të thotë takim

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se pjesëmarrjen në një tryezë të përbashkët bisedimi më presidentin serb Aleksandar Vuçiç nuk e konsideron si takim, ndryshe nga qëndrimi i presidentit Vuçiç.

Mediat serbe kanë raportuar sot se presidenti Vuçiç është shprehur për to se është takuar me Kurtin dhe ka pasur një bisedë të ashpër me të:

“Ishte e ashpër. Kam luftuar për interesat e Serbisë dhe popullit serb, që është puna ime. Unë po thoja të vërtetën dhe jam krenar për këtë. Ju nuk mund të fyeni Serbinë, ju nuk përfaqësoni shtetin”, citojnë mediat serbe Vuçiçin.

Por Albin Kurti tha për Radion Evropa e Lirë se pjesëmarrja në një tryezë për Ballkanin Perëndimor në samitin e Mynihut nuk mund të quhet takim:

“Unë nuk jam takuar me Vuçicin. Kemi qenë në një tryezë të rrumbullakët, ku kanë qenë të ftuar të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.”

Megjithatë Albin Kurti tha se gjatë tryezës situate ka qenë e tensionuar:

“Ai (Vuçiç) ndjeu shumë presion për shkak të asaj që thashë. Pastaj pasoi reagimi i tij me nervozizëm.”

Pjesëmarrja në të njëjtën tryezë për Ballkanin Perëndimor në Samitin e Mynihut shënon herën e parë që  Vuçiç dhe Kurti ulen në një tryezë të përbashkët.

Në këtë tryezë ka qenë i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>