Kurti: Më 15 mars heqim tarifën 100% për lëndën e parë nga Serbia

Nga Exit News
Kurti: Më 15 mars heqim tarifën 100% për lëndën e parë nga Serbia

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti njoftoi sot se do të fillojë heqjen graduale të tarifës 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina më 15 mars.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për median, Kurti tha se hapi i parë është heqja e tarifës për lëndët e para që vijnë nga Serbia e Bosnje-Hercegovina:

“Si Qeveri e Kosovës do të marrim vendim që nga data 15 mars 2020 të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia, si shenjë e vullnetit të mirë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes politike dhe ekonomike me Serbinë.”

Kurti ftoi që menjëherë pas vendimit të Kosovës, edhe Serbia të reflektojë dhe si kundërpërgjigje të ndalë fushatën e tërheqjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Ai tha se nëse Serbia dëshmon se do ndalë fushatën kundër Kosovës, atëehrë Qeveria e Kosovës do ta largojë tarifën 100 për qind plotësisht dhe për të gjitha mallrat më 1 prill 2020, për një periudhë 90 ditëshe.

Por nëse Serbia nuk ndalon fushatën kundër saj, Kurti tha se tarifa do të rivendoset:

“Në rast se Serbia nuk e përfill vullnetin e Qeverisë së Kosovës për eliminim e barrierave ekonomike, atëherë Qeveria nga data 1 prill do të nisë me implementimin e reciprocitetit, fillimisht në fushën e tregtisë e më pas në fushën ekonomike e politike.”

Prej vitit 2018 Kosova i ka vënë taksë 100 për qind mallrave serbe dhe boshnjake. Kjo masë u pa si përgjigjie nga qeveria e Ramush Haradinajt ndaj politikave bllokuese që po ndërmerrte Serbia.

Pas vendosjes së taksës Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ndërpreu bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.

Prej 2 vitesh, ndërkombëtarët janë përpjekur të ndërmjetësojnë rinisjen e dialogut dhe kanë kërkuar heqjen e tarifës 100 për qind si e vetmja mundësi për të rinisur bisedimet Kosovë-Serbi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>