Kurti, nuk ka qeveri të re pa zgjedhje të jashtëzakonshme

Nga Exit News
Kurti, nuk ka qeveri të re pa zgjedhje të jashtëzakonshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e konsideroi tejkalim kompetencash dhe rrezik për rendin kushtetues vendimin e Presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar qeveri të re pa e dërguar vendin në zgjedhje.

Në një deklaratë për shtyp mbrëmjen e së mërkurës, Kurti e konsideroi Thaçin president të jashtligjshëm duke e akuzuar për bashkëpunim me LDK-në dhe po të jashtligjshme e konsideroi diskutimin me partitë politike në një situatë epidemie.

“Kjo e sotmja është përpjekja më e egër e Presidentit për të shthurur rendin kushtetues, vullnetin e shprehur me votë nga qytetarët po përpiqet ta mbyllë me një dekret antikushtetues ku do të përjashtojë partinë e parë fituese të zgjedhjeve.

Nga roli unifikues që ia përcakton Kushtetuta, presidenti sot doli në ilegalitet, andaj formalizimi i deklarimeve të sotme do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese pa dyshim. Është e qartë se këtë mundësi presidentit ia dhanë krerët e LDK-së, të cilët paraprakisht me vullnet braktisën çdo fjalë të thënë e të dhënë ndaj qytetarëve”

Presidenti Thaçi zhvilloi sot tryezë të përbashkët me përfaqësuesit e të gjitha partive politike, të cilat i pyeti nëse ishin dakord për shpërndarjen e parlamentit dhe vajtjen në zgjedhje të parakohshme apo shqyrtimin e mundësisë për qeveri të re.

Shumica u shpreh në mbështetje të mandatimit të një qeverie të re, e cila me shumë gjasa do jetë nga LDK-ja.

Kjo e fundit ka njoftuar se të enjten do të vendosë se kë emër do të propozojë për Kryeministër, ndërsa ka patur takime me disa parti politike për një koalicion tjetër qeveritar, pa Lëvizjen Vetëvendosje.

I pyetur nëse do ta lironte zyrën nëse parlamenti do të votojë një qeveri të re, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti la të kuptohet se nuk do ta lejojë të ndodhë një të të tillë duke këmbëngulur se nuk do të ketë qeveri të re pa zgjedhje të parakohshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>