Kurti për sulmet në Veri: Serbia po provokon konflikt ndërkombëtar

Nga Exit News
Kurti për sulmet në Veri: Serbia po provokon konflikt ndërkombëtar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i konsideroi të shtunën sulmet në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok dhe Zveçan, si sulme të nxitura nga Serbia.

“Individë ose grupe të cilave sundimi i ligjit dhe rendi e siguria publike ua rrezikon aktivitetin kriminal po e sulmojnë shtetin tonë dhe po e cenojnë paqen. Qartazi ata po i nxit e mbështet Serbia, përkatësisht regjimi autokrat atje,” shkruan Kurti në një status në rrjetin Facebook.

Ai shtoi se Serbia po përdorte qytetarë të Kosovës për të provokuar “konflikt serioz ndërkombëtar” dhe kjo po ndodhte “para syve të bashkësisë ndërkombëtare”.

Rreth orës 1 të mëngjesit të së shtunës, një qendër e regjistrimit të automjeteve u dogj në Zubin Potok dhe granata u hodhën në një qendër tjetër në Zveçan, dy qytetet në veri të Kosovës.

Më herët, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cilësoi sulmet si akte terroriste dhe kriminale.

Ndërkohë, në mediat serbe nata u raportua e qetë në pikat kufitare me Kosovën, pasi më herët ato publikuan raporte të pak të pambështetura se autoritetet e Kosovës kishin rrahur 3 pjestar të komunitetit serb. Ato herë pretendojnë se serbët u rrahën në pikat kufitare e herë sepse kishin varur banera “Mirëse vini në Asociacionin e Komunave Serbe”.

Po ashtu, mediat vendase raportojnë se forcat serbe, përfshirë edhe helikopter janë vendosur në mënyrë parandaluese në kufi e po monitorojnë situatën.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>