Kurti përplaset me Brnabic në Samitin e Ballkanit në Tiranë

Nga Exit News
Kurti përplaset me Brnabic në Samitin e Ballkanit në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u përplas të enjten, në Samitin Ballkanik në Tiranë, me kryeminsitren serbe, Ana Brnabiç.

Kurti citohet nga Radio Evropa e Lirë të ketë thënë para gazetarëve se Brnabiç nuk pranon të njoh Kosovën.

Ai bëri thirrje që Serbia të distancohen nga trashëgimia e Millosheviçit

Njohja e pavarësisë së Kosovës është e vlefshme edhe për vetë Serbinë, se në këtë mënyrë mban veten peng. Kosova e ka shpallur prej 13 vjetësh pavarësinë nga Serbia. Është koha që Serbia të shpallë pavarësinë nga Kosova”, tha Kurti.

Refuzimi i njohjes konfirmohet edhe nga vetë kryeministrja serbe, e cil sqaroi se përplasja me Kurtin i detyrohej faktit se ai pretendonte që negociatat Kosovë-Serbi të fillonin nga pika 0 dhe nën kushte të barabarta.

Unë thashë se kjo është e pamundur, sepse nuk jemi partnerë të barabartë, kemi dallim të madh. Ne jemi shtet sovran i pranuar ndërkombëtarisht, ata nuk janë. Por, është e rëndësishme që këto gjëra të lihen për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, citohet Bërnabiç.

Kurti nuk e njohu “mini-Shengenin”, duke u shprehur se

Nuk ka më ‘mini-Shengen’, ka treg të përbashkët rajonal, që do ta ketë takimin e radhës në gjysmën e parë të korrikut. Ajo nismë tashmë është një çështje që trajtohet nga Procesi i Berlinit, me emër tjetër e koordinata të tjera”, tha Kurti para gazetarëve në Tiranë.

LEXO  Gjendet eshtrat e dy personave në varret masive në Serbi

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme