Kurti pranon hapjen e arkivave sekrete të UÇK-së

Nga Exit News
Kurti pranon hapjen e arkivave sekrete të UÇK-së

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pranoi hapjen e arkivave sekrete të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ne kemi qënë nën administrim dhe protektorat ndërkombëtar, ndaj jemi transparent. Ne na duhet që të zbardhim të humburit. Duhet të hapen arkivat në Beograd”, u shpreh për median, të hënën Kurti.

Vendimi i Kurtit u mbështet nga Serbia. Drejtori i Zyrë Serbe për Kosovën, Petar Petkoviç u shpreh në një postim në tëitter se kjo është mënyra e vetme “në sqarimin e fatit të 1,600 personave të zhdukur”.

Të shtunën, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi deklaroi se në Brukesl kanë rënë dakord me palën serbe të hapin të gjitha arkivat përfshirë edhe ato të UÇK-së.

Kundër këtij vendimi u shpreh partitë opozitare të Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>