
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka premtuar rritjen e pagës minimale në Kosovë në 250 euro si dhe rritjen e numrit të inspektorëve për kushtet e punës së punëtorëve.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, Kurti ka shpalosur disa nga qëllimet e qeverisë së tij në “Facebook”, lidhur me punëtorët dhe kushtet e punës.
Kryeministri i Kosovës shprehet se disa nga synimet e tyre do të jenë zhvillimi i arsimit profesional, nxitja e punësimit të grave, të rinjëve dhe komuniteteve joshumicë.
Kurti premton formalizimin e sa më shumë punonjësve dhe rritjen e pagës minimale në 250 euro.
“Do ta pesëfishojmë numrin e inspektorëve që të kemi siguri në punë dhe të sigurohemi për korrektimin e padrejtësisve që mund t’u bëhen punëtorëvë në vendet e tyre të punës”, shkruan ndër të tjera Kurti.