Kurti: Shfuqizimi i masave të reciprocitetit, shërbim ndaj Serbisë

Nga Exit News
Kurti: Shfuqizimi i masave të reciprocitetit, shërbim ndaj Serbisë

Ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti e quajti vendimin e qeverisë Hoti për të shfuqizuar masat e reciprocitetit të paligjshëm dhe si ‘shërbim të mirë ndaj Serbisë’.

një postim në Facebook, Kurti tha se me këtë vendim, Kosova ka marrë fajin për mungesën e deritanishme të dialogut:

“Edhe të shtunën punojnë e mbajnë mbledhje vetëm dhe vetëm që ta heqin reciprocitetin ndaj Serbisë.  Kjo pra është qeveria e paligjshme e Kosovës.

Hoti ka deklaruar që i ka hequr pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Në këtë mënyrë, ai ia ka mveshur Kosovës fajin për mungesën e deritanishme të dialogut.

Një këso shërbimi të mirë Serbisë nuk ka mundur as vetë Beogradi ta mendojë. Përveçqë dialogu do të jetë asimetrik sepse me reciprocitet të braktisur nga ana e Kosovës, aty pala kosovare hyn si fajtore për vonesën në rifillimin e dialogut.”

Kurti tha se vetëm ditët e fundit, 20 kamionë që kanë hyrë nga Serbia e respektuan masat e reciprocitetit, të cilat kërkonin që produktet serbe të kishin dokumente sipas rregullave të autoriteteve të Kosovës dhe t’i referohen Kosovës si ‘Republika e Kosovës’, njësoj siç produktet kosovare plotësojnë kërkesat e autoriteteve serbe.

Sot, qeveria Hoti shfuqizoi dy vendimet e marsit dhe majit të qeverisë Kurti për masat e reciprocitet.

Kundër shfuqizimit votuan ministrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë Ramë Likaj, Meliza Haradinaj, Blerim Kuqi dhe zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri.

Vendimi u mirëprit nga presidenti Thaçi dhe u kritikua nga kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>