Kurti takohen sot Vuçiç-in me ndërmjetësimin e Merkel-it dhe Macron-it

Nga Exit News
Kurti takohen sot Vuçiç-in me ndërmjetësimin e Merkel-it dhe Macron-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet të mërkurën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, në Slloveni.

Lajmi u konfirmua për Euronews Albania nga Zyra e Shtypit të kryeministrit Kurti, që bëri me dije se takimi do të ndodh në pauzën mes dy sesioneve të samitit.

Për të ndërmjetësuar takimin, prezentë  do të jenë edhe kancelarja në ikje e Gjermanisë, Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Para fillimit të punimeve të Samitit të mërkurën, Kurti i kërkoi BE-së të përmbushte angazhimin për liberalizimin e vizave me Kosovën dhe pohoi se e vetmja zgjidhje e dialogut me Serbinë ishte njohja e ndërsjelltë.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme