Kurti takon Lajçak në Bruksel për dialogun Kosovë-Serbi

Nga Die Morina van Uijtregt
Kurti takon Lajçak në Bruksel për dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua të mërkurën në Bruksel me të dërguarin special të BE për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajcak.

Lajcak e konsideroi vizitën e Kurtit në Bruksel si një mundësi të rëndësishme për të vazhduar “diskutimet tona thelbësore dhe konstruktive nga marsi”.

“Ne folëm mbi detajet e dialogut dhe pritshëmritë tona si pjesë e rrugës evropiane të Kosovës,” shkroi Lajcak në një postim në Twitter.

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, në mars, Lajcak tha se ai pret që brenda mandatit të qeverisë së Kurtit të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Kurti tha se diskutimi me Lajcak të mërkurën ishte konstruktiv.

“Unë ritheksova që dialogu duhet të jetë parimor dhe i përgatitur mirë. Ai duhet të pranojë realitetin dhe të vërtetën, të jetë e barabartë dhe të adresojë çështje të pazgjidhura, të mos krijojë të reja, ”shkroi Kurti pas takimit.

Kryeministri i Kosovës ka një vizitë dy-ditore në Bruksel. Të enjten ai do të takojë Presidenten e KE Ursula Von Leyen, përfaqësuesin e Lartë të BE Josep Borrell dhe Komisionerin për Zgjerimin Olivér Várhelyi.

Ai pohoi për gazetarët të mërkurën se vizita e tij në Bruksel synon forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me BE.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>