Kurti: Të zgjedhim presidentin, pastaj problemet e vendit

Nga Exit News
Kurti: Të zgjedhim presidentin, pastaj problemet e vendit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u tha të premten deputetëve në Kuvend se së pari duhet të zgjedhin presidentin e më pas të zgjidhin problemet e vendit.

“Kur ndërron Qeveria, ndërron qasja dhe strategjia dhe më pas janë edhe pasojat. Problemet që i kemi në sektorin e energjisë janë të trashëguara por do t’i rregullojmë. Gabimet e para disa viteve s’mund t’i zgjidhim as këtë javë as javën tjetër, përndryshe shkojmë në zgjedhje”, tha Kurti të premten në seancën parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se nuk do të qeverisë vetëm për ata që e kanë votuar.

“Atë që nuk e keni bërë për vite, ju e doni brenda dite nga unë. Pritjet e juaja nga unë janë shumë të mëdha por për mua s’ka rëndësi kjo. Ne e kemi shtruar problemin siç duhet, po liberalizim por kur? Ne duhet të përgatitemi për liberalizim, këtu konsiston çështja”, tha Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje nisi mbledhjen e firmave të premten për seancën e jashtëzakonshme për votimin e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës.

Nuk ka ende një orë se kur do të mbahet seanca. Të premten në Kuvend u mbajt seanca parlamentare ku u betuan dhe pjesa e mbetur e deputetëve.

Osmania dhe LVV kanë kohë deri 5 prill për të nisur procedurat për zgjedhjen e presidentes.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>