Kurti tërhiqet nga ndryshimet e ligjit zgjedhor

Nga Exit News
Kurti tërhiqet nga ndryshimet e ligjit zgjedhor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është tërhequr nga ndryshimet në ligjin për zgjedhjet. Lajmin e dha ushtruesi i detyrës së Presidentit në Kosovë, Glauk Konjufca, i cili tha se këto ndryshime do të diskutohen me opozitën.

Gjithçka që ka të bëjë me ligjin për zgjedhjet, do të jetë pjesë e një procesi të ardhshëm dialogimi mes mazhorancës dhe opozitës dhe se bashkë do ta bëjmë dhe përmbyllim reformën zgjedhore”.

Konjufca u takua me Kurtin dhe kandidaten për president Vjosa Osmani.

“Kështu që, pas vullnetit të qartë që e shprehu mbrëmë opozita me votën e tyre në Kuvendin e Kosovës, nuk mbetet tjetër veçse të sigurohemi që mazhoranca e Kuvendit të garantojë që mos bëjë asnjë veprim pa u konsultuar me opozitën në këtë aspekt, kurse opozita që nuk do ta bojkotojë procesin e zgjedhjes së Presidentin, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të përsëritura”, u shpreh ai.

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës e ka kushtëzuar më herët votimin e presidentit të ri të vendit me votimin e këtij ligji. Ai u shpreh se në fillim do të votohet ligji dhe më pas do të votohet presidenti. Kurti i kërcënoi partitë duke thënë nëse nuk zgjidhet Vjosa Osmani presidente, vendi shkon në zgjedhjet të parakohshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>