
Kryeministri Albin Kurti uroi Memli krasniqin për zgjedhjen në krye të Partisë Demokratike të Kosovës, PDK. Në një postim në Facebook, Kurti shpreson se Krasniqi do të bëjë reformat e nevojshme brenda PDK-së.
“Si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional dhe ballafaqim të ideve e qëndrimeve për të mirën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve”, përfundoi Kurti.
Krasniqi u zgjodh kryetar i ri i PDK-së të shtunën me 436 vota pro e 7 vota kundra, në kuvendin e partisë.