Kurti: Do ndalojmë çdo lloj pazari me Serbinë. Vendimi i Gjykatës, i papranueshëm

Kurti: Do ndalojmë çdo lloj pazari me Serbinë. Vendimi i Gjykatës, i papranueshëm

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e quan antikushtetues vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ajo e quajti të vlefshëm dekretin e presidentit Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin për qeverinë e re.

“Ky vendim është i papranueshëm për ne. Kush do rrëzimin e qeverisë do edhe zgjedhje të reja.”  – tha Kurti.

I pyetur në “5 pyetje nga Babaramo” për një presion të mundshëm nga ndërkombëtarët, Kurti tha se vijon të mbrojë qëndrimin e tij, ashtu si ndërkombëtarët mbrojnë të tyrin.

“Ka gjëra për të cilat nuk pajtohemi, si nevoja për një marrëveshje sa më të shpejtë me Serbinë e shprehur nga [i dërguari i posacëm i SHBA-së për dialogun] Grennell, i cili në tetor thonte se në shkurt të këtij viti duhet të përmbyllet marrëveshja me Serbinë. Ndërkohë unë kam thënë që është më e rëndësishme substance sesa koha.” – tha Albin Kurti.

Ai tha se edhe pse ka humbur gjysmën e mbështetjes së deputetëve, ka fituar dy herë më shumë mbështeje. “Ne do të parandalojmë çdo lloj pazari me Serbinë. E kemi bërë edhe më herët kur kemi qënë më të pafuqishëm.” – tha Kurti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>