Kush do të kontrollojë Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin Amerikan?

Nga Exit News
Kush do të kontrollojë Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin Amerikan?

Teksa e gjithë vëmendja në Amerikë është në garën presidenciale, po vijon ende numërimi i votave dhe për përfaqësuesit në Dhomën e Përfaqësuesve dhe për Senatin.

Dhoma dhe Senati janë dy organet legjislative kombëtare amerikane, dhe cilado parti i kontrollon ato mund të ndikojë në politikbërje në mënyrë edhe më të konsiderueshme sesa vetë presidenti i SHBA-ve.

Në skenarin më të mirë të mundshëm, demokratët kishin shpresuar që të siguronin një shumicë më të thellë në Dhomën e Përfaqësuesve, si dhe të merrnin shumicën e Senatit, e cila deri tani ka qenë e republikanëve.

Por kjo nuk ndodhi dhe demokratët humbën të paktën pesë vende në Dhomën e Përfaqësuesve.

Mediat amerikane gjithashtu kanë projektuar që demokratët ka të ngjarë të humbin edhe garat në disa shtete të tjera, përfshirë dy në Florida, duke i lënë ata me një shumicë shumë të dobët.

Në Senat, rezultatet fillestare duket se tregojnë se demokratët nuk kanë arritur të merrnin edhe katër vendet e nevojshme për t’i dhënë atyre shumicën ndaj republikanëve.

Por tani gara për dy vende në Xhorxha mund ta ndryshojnë këtë raport.

Të premten u bë e qartë se senatori republikan David Perdue nuk i kishte votat e nevojshme për të fituar rizgjedhjen kundër sfiduesit të tij demokrat Jon Ossoff – një kandidat duhet të marrë të paktën 50% për të fituar.

Tani ka të ngjarë që votimi në këtë zonë të ripërsëritet në janar.

Gara tjetër që do të shkojë në balotazh është midis senatorit republikan Kelly Loeffler dhe demokratit Raphael Ëarnock – të cilët po garojnë për të mbushur vendin e senatorit republikan tani në pension Johnny Isakson.

Dy gara të tjera, në Karolinën e Veriut dhe Alaskë, nuk kanë ende një rezultat final, por Republikanët janë kryesues në të dyja.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>