Projekti i Stadiumit Arena Kombëtare, i propozuar nga kompania fierake Alb-Star shpk,është realizuar nga arkitekti italian Marco Casamonti.
Marco Casamonti është arkitekt shumë i njohur në Itali, i cili ka projektuar ndër të tjera Stadiumin e Udines.
Casamonti është i njohur në Shqipëri, pasi qenë shumë aktiv me projektime, propozime dhe angazhime të tjera gjatë kohës kur Kryebashiak ishte Zoti Rama. Disa nga përfshirjet kryesore të tij janë:
- Në vitin 2005, Casamonti projektoi kullën 20 katëshe, 4 EverGreen Tower, e cila po ndërtohet në krah të Gjykatës së Lartë. Projektimi i saj u bë në kuadër të konkursit që Zoti Rama organizoi, në atë periudhë, për ndërtimin 10 kullave të përfshira në master planin francez për qendrën e re të Tiranës.
- Në prill 2008, Marco Casamonti ishte një ndër anëtarët e jurisë për projektin e Sheshit “Skenderbej” që nxori fitues projektin e firmës belge 51N4E dhe Anri Salës. Ky projekt, me një modifikim të vogël, do të fillojë të ndërtohet së shpejti.
- Në vitin 2009, Marco Casamonti konkuroi për një projekt për rivitalizimin e zonës së stadiumit Qemal Stafa, duke u klasifikuar i dyti. Në atë projekt parashikohej ndërtimi i tre kullave më gjatësi 40-60 metra si pjesë e nje qendre tregtare shumë-funksionale. Një variant i këtij projekti është propozuar për stadiumin e ri.