Kush është Lumir Abdixhiku, kreu i ri i LDK?

Nga Exit News
Kush është Lumir Abdixhiku, kreu i ri i LDK?

Lumir Abdixhiku u zgjodh të dielën kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Qysh në raundin e parë 37-vjeçari ka marrë shumicën e votave të delegatëve, për të marrë udhëheqejen e partisë.

Ai mori 191 vota duke lënë prapa nënkryetarin e LDK-së, Lufti Hazirin, i cili mori 116 vota.

Abdixhiku u bë kryetari më i ri që e ka drejtuar LDK-në ndonjëherë.

Ai ka përfunduar studimet universitare  në Universitetin e Prishtinës e më pas, studimet master në Universitetin Staffordshire të Britanisë së Madhe, në fushën e Moralit fiskal.

Abdixhiku ka qenë drejtor ekzekutiv i Institutit “Riinvest” qysh prej vitit 2005 duke u  angazhuar në projekte të advokimit e zhvillimit – në Kosovë dhe jashtë saj.

Ai ka qënë gjithashtu kolumnist i rregullt në gazetën “Koha Ditore”.

Abdixhiku iu bashkua Lidhjes Demokratike të Kosovës në vitin 2017, duke u zgjodhur dy herë deputet i Kuvendit të Kosovës.

Ai ka mbajtur më parë edhe postin e kryetarit të Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme