Kush është Naftali Bennett, kryeministri i ri i Izraelit

Nga Exit News
Kush është Naftali Bennett, kryeministri i ri i Izraelit

Naftali Bennet u zgjodh të dielën kryeministri i ri i Izraelit, duke rrëzuar pushtetin 12 vjeçar të Benjamin Netanjahut.

Ai e ka bërë pasurinë e tij në sektorin e teknologjisë.

Bennet, ultranacionalist ka qënë më parë aleat i Benjamin Netanyahut.

Partia e tij ultranacionaliste Yamina fitoi vetëm shtatë vende në Knesset, parlament me 120 anëtarë në zgjedhjet e marsit – votimi i katërt i parlamentar në dy vjet.

Por ai nuk pranoi të bëjë koalicion me Netanyahun ose me kundërshtarët të tij, duke u pozicionuar si krijues i vetëm i qeverisë.

Ai arriti të krijojë një koalicon me një shumicë të ngushtë në parlament dhe i cili përfshin parti nga e djathta, e majta dhe qendra.

Bennet është kundër pavarësisë së Palestinës dhe mbështet ndërtimin e vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor, të cilat palestinezët dhe shumë prej komunitetit ndërkombëtar i shohin si një pengesë kryesore për paqen.

Bennett kritikoi ashpër Netanyahun pasi kryeministri ra dakord të ngadalësojë ndërtimin e vendbanimeve nën presionin e Presidentit Barack Obama.

Ai shërbeu për pak kohë si kryetar i këshillit të kolonëve të Bregut Perëndimor, Yesha, para se të hynte në Knesset, parlament në 2013.

Bennett më vonë shërbeu si ministër i kabinetit Netanjahu për çështjet e diasporës, arsimit dhe mbrojtjes në qeveri të ndryshme të drejtuara nga Netanyahu.

Rivaliteti me Netanyahu

Bennet, 49-vjeç e baba i katër fëmijëve ndan të njëjtën qasjen të Netanyahut në konfliktin në Lindjen e Mesme, por të dy kanë pasur marrëdhënie të tensionuara gjatë viteve.

Bennett shërbeu si shefi i shtabit të Netanyahut për dy vjet, por ata u ndanë pas një debati misterioz, i cili sipas medias izraelite lidhej me gruan e Netanyahut, Sara, e cila ka ndikim të madh në rrethin e ngushtë të burrit të saj.

LEXO  Serbia njeh Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, Izraeli njeh Kosovën

Bennett bëri fushatë si një njeri i krahut të djathtë përpara zgjedhjeve të marsit dhe premtoi në një televizion kombëtar duke thënë se ai kurrë nuk do të lejonte që Yair Lapid, kundërshtari kryesor i Netanyahut, të bëhej kryeministër.

Por kur u bë e qartë që Netanyahu nuk ishte në gjendje të formonte një koalicion qeverisës, Bennet u bashkua me Lapid, duke rënë darkord të shërbente si kryeministër për dy vitet e para dhe më pas tja dorëzonte postin Lapid, arkitekti i koalicionit të ri.

Mbështetësit e Netanyahut e kanë quajtur Bennett një tradhtar, duke thënë se ai mashtroi votuesit.

Bennett e ka mbrojtur vendimin e tij si një veprim pragmatik që synon bashkimin e vendit dhe shmangien e zgjedhjeve të pesta.

Një ndërrim gjeneratash

Bennett, një hebre modern ortodoks, do të jetë kryeministri i parë i Izraelit që rregullisht mban një ‘kippa’, kapelen e hebrenjëve.

Ai jeton në lagjen e pasur të Tel Avivit, Raanana.

Bennett u lind në SHBA dhe më pas jetoi mes SHBA-ve dhe Izraelit.

Ai shërbeu në njësinë elitare të komandave ushtareke të Sayeret Matkal.

E më pas Bennett u diplomua për juridik në Universitetin Hebraik.

Në 1999, ai bashkë-themeloi Cyota, një kompani për prodhimin e programeve kompjuterike kundër mashtrimit, të cilën e shiti në 2005 në RSA Security me bazë në SHBA për 145 milion dollarë.

Bennett ka thënë se përvoja e hidhur e luftës së Izraelit në vitin 2006 kundër grupit militant libanez Hezbollah e bëri atë t’i futej politikës.

 

Marrë nga Associated Press.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme