Kush është Pjerin Xhuvani, ish-kreu i LSI vrarë në Elbasan

Nga Exit News
Kush është Pjerin Xhuvani, ish-kreu i LSI vrarë në Elbasan

Pjerin Xhuvani, ish-kreu i LSI i vrarë të mërkurën në Elbasan, ishte një figurë e përfolur në skenën politike shqiptare.

Ai u përmend në 2015 për rolin e tij në mbulimin e Kostandin Xhuvanit, djalit të aktores së mirënjohur Luiza Xhuvani.

Në cilësinë e drejtorit të Spitalit Psikiatrik Elbasan, ai lëshoi një vërtetim që sikur  Xhuvani ishte i shtruar ditën kur kishte patur një përplasje me armë në Gjirokastër.

Dokumenti shërbeu si alibi dhe e shpëtoi Kostandin Xhuvanin nga procedimi penal, duke e lejuar të kryente vrasjen e katërfishtë muaj më vonë.

Në të njëjtin vit ai do të arrestohej me akuza për abuzim me fondin e ilaçeve të rimbursueshme si kreu rajonal i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Xhuvani do të lirohej, por pas akuzave, LSI-ja e përjashtoi nga radhët e saj.

Dy vjet më vonë, në 2017, ai do të shfaqej në krah të kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizit, rivalit politik të LSI-së.

Më së fundmi, emri i tij u lakua nga PD si një nga anëtarët e bandave që shkaktoi përplasjen PD-PS Ditën e Verës në Elbasan.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>