Kush gënjen për shifrat e papunësisë, Ministrja Denaj apo OECD

Nga Exit News
Kush gënjen për shifrat e papunësisë, Ministrja Denaj apo OECD

27 mijë qytetarë janë të papunë në vend si pasojë e pandemisë, raportoi Ministrja e Financave Denaj në emisionin Open të gazetares Eni Vasili.

‘Gjatë periudhës së pandemisë janë larguar nga puna 136 mijë e 147 punonjës. Po ashtu kemi 109 mijë të punësuar. Efekti neto në papunësi është -27 mijë.’

Kjo shifër bie ndesh me raportin e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), ku papunësia në Shqipëri për shkak të krizës së koronavirusit numëron 50 mijë qytetarë. Ky raport i botuar në 15 qershor, mat efektet e krizës së Covid-19 në Shqipëri duke u bazuar në të dhënat e Bankës Botërore dhe Fondit Ndërkombëtar Monetar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>