Kush ishte Bardhok Pllanaj, i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Shkodër?

Nga Exit News
Kush ishte Bardhok Pllanaj, i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Shkodër?

Të dielën në mbremje, rreth orës 21:00 u vra Bardhok Pllanaj, 46 vjeç. Ai ishte duke udhëtuar me makinë në fshatin ‘Shkoj i Ri’, gjatë sulmit me armë. Policia njoftoi se ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolli.

Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve”,  njoftoi policia.

Pak metra larg vendit ku u qëllua 46-vjeçari, policia gjeti një makinë të djegur dhe 2 kallashnikovë. Ajo ka sekuestruar kamerat në zonën ku u ekzekutua Pllanaj, për zbardhjen e ekzekutimit dhe identifikimin e autorëve.

Motivi i vrasjes mendohet të jetë hakmarrja.

Pllanaj i përfolur për përfshirje në aktivitete kriminale

Në 18 mars 2015, në media u botua raporti i nëntë oficerëve të policisë ku behej me dije se me 1 tetor 2014  deputeti Frroku kishte fshehur në makinën e tij Bardhok Pllanaj, i kërkuar për trafik droge. Pllanaj ka qënë subjekt i SPAK, e cila vitin e kaluar i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë.

Ai ka qënë i dënuar në Blegjikë për trafik të qenieve njerëzore.

Në vitin 2018, ai u arrestua për ndërtimin pa leje, të një pallati 10 katësh, me vlerë 2 milionë euro. Pas hetimeve, policia arriti në përfundimin se Pllanaj po e ndërtonte pallatin me të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>