Javën e kaluar, tetë ekspertët ndërkombëtarë pjesë e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) erdhën në Shqipëri. Ato iu bashkuan kështu drejtoreshës së ONM-së Genoveva Ruiz Calavera.
ONM-ja do të monitorojë dhe këshillojë institucionet e vetingut, të cilët priten të fillojnë punë këtë muaj në kuadër të rivlerësimit të gjykatësve dhe prokurorëve.
Këto institucione do të fillojnë punë pavarësisht se Gjykata Kushtetuese ende nuk ka vendsour mbi kërkesën për shfuqizimin e një sërë nenesh mbi kontrollin e pastërtisë së figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve përsa i përket lidhjeve dhe përfshirjes së tyre me krimin e organizuar të depozituar nga Unioni dhe Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në qershor 2017.
8 ekspertët vijnë nga Belgjika (1), Italia(1), Bullgaria(1), Kroacia(1), Hollanda(2), Suedia (1) dhe SHBA-të (1). Një pjesë e mirë e tyre kanë pasur eksperiencë të mëparshme në një kontekst shqipfolës, si gjyqtarë dhe prokurorë të misionit EULEX në Kosovë.
Duhet theksuar se skuadra përfaqëson një ekspertizë të gjërë me specializime në fushën e trafikimit të qënieve njerëzore, krimit të organizuar dhe marrëdhënieve ndërmjet gjyqësorit dhe medias, të cilat janë fusha shumë të rëndësishme për kontekstin shqiptar.
BE ka publikuar biografitë e tetë ekspertëve ndërkombëtarë, të cilat janë përmbledhur si më poshtë:
Theo Jacobs, ish drejtor i Zyrës Qendrore për Sekuestrim dhe Konfiskim dhe aktualisht prokuror në Gjykatën e Apelit në Bruksel. Gjithashtu ai ka qënë Kryetar i seksionit për Zbatimin e Ligjit në misionin EUPOLCOPPS në Palestinë, Kryeprokuror në misonin EULEX në Kosovë dhe anëtar i skuadrës së Drejtësisë në Skuadrën për Planifikimin Evropian për Kosovën.
Ferdinando Buatier de Mongeot, gjykatës penalist për hetimet paraprake në Gjykatën e Komos Itali. Ish gjykatës ndërkombëtar në Gjykatën e Rrethit për EULEX në Kosovë, Këshillar në projektin EU CARDS për plotësimin e kuadrit ligjor për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korurpsionit pranë Zyrës së Prokurorit të Shtetit në Maqedoni.
Elka Ermenkova, gjyqatre ndërkombëtare në Gjykatën e Lartë në Kosovë. Anëtare e Panelit të BE-së për rishikimin e të Drejtave të Njeriut në seksionin e Zbatimit të Ligjit në Misionin EULEX në Kosovë dhe ish gjyqtare në Bullgari.
Branko Hrvatin, Ish president i Gjyaktës së Lartë të Kroacisë.
Hans Kijlstra, gjyqatër i Gjykatës së Rrethit të Amsterdamit dhe kryetar i dhomës për ekstradimet dhe Urdhër Arrestet Evropiane. Ekspert i trafikimit të qënieve njerëzore.
John S. Leonardo, Prokuror në Shtetin e Arizonës, SHBA
Mia Roessingh-Bakels, gjyqtare penaliste në seksionin penal të Gjykatës së Apelit në Arnhem, Hollandë. Eksperte në çështje të lidhura me gjyqësorin dhe shtypin.
Marie Tuma, gjyqtare penale me misonin e EULEX në seksionin e Zbatimit të Ligjit në Kosovë. Ish prokurore e Gjykatës së Krimeve Ndërkombëtare për krimet e Ish-Jugosllavisë në Hage.
Ermenkova dhe Tuma do të punësohen në një fazë të mëvonshme, pasi të kenë mbaruar detyrën aktuale.
Zbatimi i suksesshëm i vetingut është pjesë e pesë kushteve të nevojshme për hapjen e bisedimeve për anëtarësim e Shqipërinë në BE-në.