10 kosovarë humbën jetën e 45 të tjerë u plagosën në aksidentin e autobuzit të Kosovës në Kroaci, të dielën. Prej tyre 9 viktima u identifikuan e një tjetër ende nuk është identifikuar. 15 të plagosur ndodhen në gjendje të rëndë në spital.
9 viktimat e indetifikuara janë:
Sevdail Rruatemi, lindur më 1973 Pakshticë e Epërme, Podujevë.
Naser Sylemetaj, lindur më 1974 .
Launora Kolmekshaj, lindur më 1982 Junik, Deçan.
Kujtim Kastrati, lindur më 1981 Radoste.
Hamet Hoxha, lindur më 1966 Randobravë, Gjakovë.
Erlinda Binakaj 19 vjeç dhe e ëma Valentina Binakaj, 45 vjeç, nga Deva e Gjakovës.
Kujtim Kastrati nga Malësia e Vogël
Anjeza Bellanica, 18 vjeç nga Krusha e Madhe.
Autobuzi i kompanisë kosovare “Deva Tours”, doli nga rruga, të dielën pasi dyshohet se shoferin e zurin gjumi gjatë drejtimit të mjetit.
Presidentja Vjosa Osmani shpalli të hënën ditë zie kombëtare dhe flamujt u ulën në gjysëm shtizë në kujtim të të humburve.