
Kandidatët për deputet në qarkun e Durrësit të Aleancës për Ndryshim, udhëhequr nga PD, Manjola Luku, Andia Ulliri dhe Igli Cara gjenden jashtë listës fituese, pavaresisht se kane marrë më shumë vota se 5 deputetët e zgjedhur.
Mjekja Manjola Luku, renditur e 9 në listën e kandidatëve, deri në oren 16.30 të së enjtes kryeson me numrin më të madh të votave, 5720.
Votat u grumbulluan nga numërimi i 403 nga 481 kuti votimi që ka qarku i Durrësit.
Ajo ndiqet nga kandidatja Andia Ulliri, renditur në vend të 6, me 5476 vota dhe Igli Cara, renditur i 7-i, me 5177 vota.
Megjithatë, Luku dhe Cara ende nuk kanë thyer ende herësin.
Herësi është një numër që përfitohet nga pjestimi i numrit të votave të siguruara nga subjekti politik në qark me numrin e mandateve të përfituara në atë qark.
Në qarkun e Durrësit, herësi i llogaritur për Aleancën për Ndryshim është 10 576 vota.
Ai kandidat që grumbullon më shumë vota mbi herësin, zëvendëson emrat e fundit të sigurtë në listë.