Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësuesit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Arsimit.
Përmes një postimi në Facebook, Kushi shkruan se arsimi ka fuqi të transformojë dhe zhvillojë shoqërinë e ekonominë.
“Të gjithë sëbashku le t’i japim më shumë prioritet arsimit si një e mirë publike. Sepse arsimi ka fuqinë që të transformojë rrënjësisht jetët tona. Redukton pabarazinë dhe është shtylla bazë për zhvillimin ekonomik dhe social të një vendi. Gëzuar ditën ndërkombëtare të arsimit”
24 janari shënon Ditën Ndërkombëtare të arsimit. Kjo datë e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara ka për qëllim të kujtojë rëndësinë që ka arsimi në garantimin e ruajtjen e paqes në botë.