Kushi: Universitetet mësim online 1 muaj, pagesat janë shtyrë për në dhjetor

Nga Exit News
Kushi: Universitetet mësim online 1 muaj, pagesat janë shtyrë për në dhjetor

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi se universitetet do të zhvillojnë një muaj mësim online.

Në një intervistë për Report Tv, Kushi tha se kjo do jetë një situatë e përkohshme dhe vendimi u mor për të shmangur rritjen e të infektuarve.

Vendimi u mor vetëm për një muaj, dhe nuk duhet ta quajmë sikur u mbyllën universitetet, por vetëm për një periudhë pikërisht për të mos përhapur infeksionin.  I mirëkuptoj që duan të jenë në auditore, por situatë është e tillë, rreziku është shumë i lartë dhe duhet të tregojnë durim”

Kushi pohoi se pagesat e studentëve janë shtyrë për në nëntor.

Në lidhje me mësimin parauniversitar, Kushi tha se nga 1760 shkolla, 1100 shkolla e zhvillojnë vetëm me një turn.

Ndërkohë ajo nuk përjashtoi mundësinë për të rikthyer online edhe parashkollorin nëse do jetë e nevojshme

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>