Kushte të reja për udhëtimin në Gjermani pas shtimit të infektuarve me COVID-19

Nga Exit News
Kushte të reja për udhëtimin në Gjermani pas shtimit të infektuarve me COVID-19

Gjermania e ka futur Shqipërinë sërish në listën e vendeve me rrezik të lartë nga COVID-19 pas rritjes së numrit të infektuarve javët e fundit si pasojë e variantit delta.

Ambasada gjermane në Tiranë njofton se duke nisur nga 5 shtatori për të hyrë në Gjermani, shtetasit shqiptarë duhet të plotësojnë këto kushte:

  • Të regjistrohen në faqen e internetit einreiseanmeldung.de para udhëtimit
  • Gjatë regjistrimit të ngarkojnë një dëshmi shërimi nga Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar

Në rast se asnjë nga këto dokumente nuk mund të paraqitet atëherë duhet:

  • Test që tregon se jeni negativ ndaj COVID-19
  • Pas mbërritjes duhet të karantinoheni për dhjetë ditë.

Pas pesë ditësh, mund të testoheni përsëri dhe nëse rezultati i testit është negativ mund t’i jepni fund karantinës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>