Kushtet e përfitimit të kredisë në garancinë e dytë sovrane

Nga Exit News
Kushtet e përfitimit të kredisë në garancinë e dytë sovrane

Garancia e dytë sovrane u botua sot në Fletoren Zyrtare. Kredia me vlerë 15 miliardë lekë do të fillojë të lëvrohet për bizneset që nga 18 maji 2020.

Për kredi përmes kësaj garancie sovrane mund të aplikojnë të gjithë bizneset, i vogël, i mesëm apo i madh.
Si dhe ato biznese që kanë përfituar nga garancia e parë, mund të aplikojnë edhe për kredi përmes garancisë së dytë.
Bizneset të cilët do të aplikojnë për kredinë duhet të provojnë se aktiviteti i tyre është dëmtuar ose mbyllur si pasojë e koronavirusit.

Ato nuk duhet të kenë detyrime tatimore të papaguara për periudhën dhjetor 2019 dhe janar-shkurt 2020. Nga ky kusht përjashtohen bizneset që kanë marrëveshje për pagesën e tatimeve me këste, dhe ato që janë në proces apelimi.

Ato duhet ta përdorin kredinë vetëm për investime dhe rimëkëmbje të biznesit.

60 për qind e totalit të kredisë do të garantohet nga qeveria, ndërsa 40 përqindshi do të mbulohet nga kredimarrësi. Banka në varësi të rrezikut që paraqet biznesi mund të kërkojë ose jo koleteral.

Shuma maksimale e kredisë është 300 milionë lekë (240 mijë euro), por gjysma e kredive nuk duhet të jetë më të mëdha se 150 milioën lekë (150 mijë euro).

Kredia do të fillojë të paguhet në muajin e 7, deri atëherë do të paguhet vetëm interesi. Interesi i huasë mund të jetë nga 3 për qind deri në 5 për qind.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>