Kushtet e reja për të udhëtuar drejt Italisë

Nga Exit News
Kushtet e reja për të udhëtuar drejt Italisë

Autoritetet shëndetësore italiane kanë publikuar masa të reja për udhëtarët që vijnë nga vende të listës D të cilat janë vende që cilësohen të rrezikshme për përhapjen e COVID-19.

Pjesë e këtyre vendeve është edhe Shqipëria.

Duke nisur nga data 31 gusht deri në 25 tetor 2021, çdo qytetar që udhëton drejt Italisë duhet të paraqesë:

  • Dokument që vërteton vaksinimin e plotë të lëshuar nga autoritetet shëndetësore. Dokumenti mund të jetë në formë dixhitale ose të printuar. Shteti italian njeh vaksinat e autorizuara nga EMA: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca , Jonhson & Johnson.
  • Test PCR ose antigjenik për COVID-19, të kryer brenda 72 orëve para nisjes;
  • Formularin PLF të deklarimit të të dhënave personale

Në rast së mospasjes së dokumentave të mësipërme, është e detyrueshme një periudhë vetëizolimi prej 5 ditësh në Itali, në adresën e treguar në Formularin PLF dhe duhet të kryeni test në fund të periudhës 5 ditore.

Nuk kërkohet një motiv për udhëtimin, si nevoja për punë ose studim, arsye shëndetësore, urgjencë absolute, kthim në shtëpi.

Fëmijët nën moshën 6 vjeç përjashtohen nga detyrimi për test PCR ose antigjen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>