Gjykata Kushtetuese ka hequr detyrimin e testit të së vërtetës (poligrafit) nga vetingu i policisë dhe e ka lënë atë për vetingun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Komiteti i Helsinki i ka kërkuar Gjykatës Kushetuese të heqë detyrimin për testin e poligrafit nga pranimet në polici dhe BKH. Ata shprehen se ky detyrim mbi ndesh me të drejtat e njeritu, të sanksionuara në Kushtetutë.
Komiteti i Helsinkit ka shprehur rezerva për vendimin e fundit të Kushtetueses.
Sipas Drejtores Ekzekutive të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj vendimi është me dy standarde dhe argumentet janë konfuze.
Skëndaj shprehet se vendimi është marrë unanimisht dhe pa debat nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Kjo sipas saj evidentoi qëndrimin njëzëri për të qenë pro përfshirjes së testit të poligrafit si kriter emërimi i kandidatëve për hetues dhe drejtues të BKH-së.
Drejtoresha e KShM vë në dukje se ky vendim nuk është as koherent pasi detyrimi për testin e poligrafit është hequr në rastin e policisë.