Kushtetuesja shqyrton sot ankesën kundër vendimit për ndalimin e tubimeve dhe aktiviteteve politike

Nga Exit News
Kushtetuesja shqyrton sot ankesën kundër vendimit për ndalimin e tubimeve dhe aktiviteteve politike

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot kërkesën e Partisë Republikane për ndalimin e grumbullimit të më shumë se 10 vetave.

Në dhjetor të 2020, PR ankimoi në Kushtetuese vendimin e Komitetit Teknik për ndalimin e grumbullimit të më shumë se 10 veta.

Sipas PR ky vendim ka ndaluar aktivitetin kushtetues të partive politike duke shkelur Kushtetutën.

“Efektivisht akti objekt krkese ndalon tërësisht aktivitetin politik të kërkuesit duke cenuar të drejtën e tij Kushtetuese.”

Ata shtojnë se kjo krijon pabarazi mes partive politike duke qënë cenuar të drejtën e opozitës për të prezantuar kandidatët e saj.

Gjithashtu PR argumenton se ky vendim cenon lirinë e shprehjes dhe të grumbullimeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>