Soreka thirrje KED t’i dërgojë kandidatët për Kushtetuesen presidentit

Nga Exit News
Soreka thirrje KED t’i dërgojë kandidatët për Kushtetuesen presidentit

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luixhi Soreka i ka bërë thirrje KED-së që t’i dërgojë pa vonesa presidentit Meta listën me kandidatët për Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Sorekës, bashkëpunimi i të gjitha institucioneve shqiptare ka bërë që fuksionimi i Gjykatës Kushtetuese brenda vitit të jetë i mundur.

Sot Altin Binaj është betuar tek Presidenti Ilir Meta, si anëtari i 5-të i Gjykatës Kushtetuese. Ne e përgëzojmë dhe i urojmë punë të mbarë. Funksionaliteti i plotë i Gjykatës tani është brenda mundësive, falë përpjekjeve të kombinuara të të gjitha institucioneve shqiptare.

Tani i takon KED-së të mbyllë pa vonesë listat për Anëtarët e tjerë që do të emërohen nga Presidenti. Funksionaliteti i plotë i Gjykatës është një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për fillimin e tryezës së parë ndërqeveritare për bisedimet e pranimit midis BE-së dhe Shqipërisë.”, shkruan Soreka në Twitter.

Altin Binaj u betua sot para Presidentit duke marrë detyrën si gjyqtar Gjykatën Kushtetuese.

Binaj u zgjodh të enjtën e kaluar me 96 vota në Kuvend. Ai ishte kandidati i vetëm në listën dërguar Kuvendit nga KED.

Exit argumentoi në një shkrim se ky veprim i KED është në shkelje të ligjit.

Po ashtu, të martën, KED i ka dërguar presidentit një listë me vetëm dy kandidatë për një vend në Kushtetuese, sërish në shkelje të ligjit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>