Kushuriri i presidentit rus Putin themelon partinë anti-korrupsion

Nga Exit News
Kushuriri i presidentit rus Putin themelon partinë anti-korrupsion

Roman Putin, kushuriri i presidentit rus Vladimir Putin, ka themeluar një parti të re politike në Rusi, në thelb të së cilës është lufta kundër korrupsionit.

Partia e tij quhet “Njerëzit kundër korrupsionit” dhe do të marrë pjesë në zgjedhjet rajonale këtë vit dhe në zgjedhjet parlamentare kombëtare vitin e ardhshëm.

Roman Putin, njësoj si Vladimir Putin, ka qenë oficer i Shërbimit Federal të Sigurisë. Më pas ai ka drejtuar një biznes privat ndërsa vitet e fundit ka punuar si këshilltar për ekonominë dhe investimet për guvernatorët e rajoneve Novosibirsk dhe Jamalo-Nenets.

Opozita e Rusisë e ka akuzuar vazhdimisht Putinin për korrupsionin e gjithanshëm të gjerë gjatë 21 viteve të tij në pushtet si president apo kryeministër.

Disa nga miqtë e Putinit nga vitet 1990 janë bërë miliarderë që nga ardhja e tij në pushtet në 1999. Ata miq, të cilët përfshijnë vëllezërit Rothenberg, të cilët kanë fituar pasurinë e tyre pjesërisht nga kontratat shtetërore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>