Kuvendi cakton më 5 tetor seancën për ndryshimet e Kodit Zgjedhor

Nga Exit News
Kuvendi cakton më 5 tetor seancën për ndryshimet e Kodit Zgjedhor

Kuvendi ka vendosur të shqyrtojë propozimet e dakordësuar në Komisionin e Ligjeve për reflektimin e ndryshimeve kushtetuese më 5 tetor, në orën 10:00.

“Për t’u lenë kohë të mjaftueshme grupeve parlamentare për dialog lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor si dhe komisionit përgjegjës, seanca plenare e Kuvendit, e programuar për ditën e enjte, datë 1 tetor, ora 10:00, do të zhvillohet ditën e hënë, datë 5 tetor, ora 10:00″, thuhet në njoftimin për media të Kuvendit, të publikuar më 29 shtator.

Vendimi u morr pas kërkesës së kryetarëve të grupeve parlamentare opozitare për më shumë kohë për dialog.

Për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor nevojiten 84 vota pro.

Për të lexuar më shumë për të gjitha ndryshimet e Kushtetutës që janë bërë deri tani dhe ato që priten të bëhen në Kodin Zgjedhor, klikoni këtu dhe këtu 

 

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>