Kuvendi debat për zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Nga Stafi i Exit
Kuvendi debat për zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Kuvendi do të zgjedhë sot dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, për vendin e mbetura bosh të Vladimir Kristos dhe Bashkim Dedes.

Më  14 tetor, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgoi parlamentit dy lista me emrat e kandidatëve të përzgjedhur.

Për vendin e Bashkim Dedes, kandidatët janë:

  1. Arta Vorpsi – këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese;
  2. Fiona Papajorgji – këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese;
  3. Elsa Toska – këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese.

Për vendin e Vladimir Kristos, kandidatët janë:

  1. Arta Vorpsi – këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese;
  2. Elsa Toska – këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese;
  3. Besnik Muçi – prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Sipas Kushtetutës, anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese duhet të marrin 84 vota në parlament, në rast të kundërt do të emërohet automatikisht i pari i listës.

Seanca plenare nuk ka kaluar pa debat. Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla akuzoi presidentin Meta për shkelje të afatit kushtetues 30 ditë për të zgjedhur anëtarin e dytë të GJK.

Sipas tij, Meta kërkon të favorizojë bashkëjetuesen e ish-deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj:

Presidenti bën mirë të heqë maskën dhe të dalë të flasë troç. Presidenti nuk ka hallin e Kushtetutës dhe të afatit. Presidenti ka ngulmuar që lista nga KED ti shkojë me 4 veta. Sepse ka parë që e katërta e renditur është një person që Presidenti ka besim. Presidenti do të çojë në Gjykatë Kushtetuese bashkëjetuesen e Alibeajt.”

Presidenti Meta disa ditë më parë pezulloi përzgjedhjen e anëtarit të ri të GJK me argumentin se sipas Kushtetutës Kuvendi duhet të zgjedhë anëtarin e dytë të kësaj gjykate.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>