
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar përjashtimin nga taksa e infrastrukturës për të gjitha firmat që do jenë pjesë e programit të rindërtimit pas tërmetit.
“Këto përjashtime do të jenë në kuadër të këtyre investimeve, riparimeve, restaurimeve, pjesë e rindërtimit”, tha zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjero.
Komisioni miratoi edhe anulimin apo shtyrjen e tatimit mbi fitimin, sipas paketës së zgjeruar të qeverisë në ndihmë të bizneseve dhe Aktit Normativ nr.18 të miratuar në 24 Pril.
Kështu falet parapagimi i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël dhe shtyhen këstet e tatimit mbi fitimin për biznesin e madh për tremujorin e dytë dhe të tretë. Pagesat e këtyre kësteve shtyhen në periudhën prill-shtator 2021.