Kuvendi heq taksën e infrastrukturës për rindërtimin dhe tatim-fitimin për bizneset

Kuvendi heq taksën e infrastrukturës për rindërtimin dhe tatim-fitimin për bizneset

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar përjashtimin nga taksa e infrastrukturës për të gjitha firmat që do jenë pjesë e programit të rindërtimit pas tërmetit.

Këto përjashtime do të jenë në kuadër të këtyre investimeve, riparimeve, restaurimeve, pjesë e rindërtimit”, tha zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjero.

Komisioni miratoi edhe anulimin apo shtyrjen e tatimit mbi fitimin, sipas paketës së zgjeruar të qeverisë në ndihmë të bizneseve dhe Aktit Normativ nr.18 të miratuar në 24 Pril.

Kështu falet parapagimi i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël dhe shtyhen këstet e tatimit mbi fitimin për biznesin e madh për tremujorin e dytë dhe të tretë. Pagesat  e  këtyre  kësteve  shtyhen  në  periudhën  prill-shtator 2021.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>