Kuvendi njoftoi se të hënën në orën 11:00 deri në orën 16:00 do të mbahen homazhe në nder të deputetit Bashkim Fino.
Në një njoftim në faqen zyrtare, Kuvendi shkruan se në orën 16:00 do të bëhet përcjellja për në banesën e fundit.
“Kryesia e Kuvendit i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve dhe njofton se në nderim të deputetit Bashkim Fino, sot, më 29 mars, nga ora 11:00-16:00, do të organizohen homazhe në Pallatin e Kongreseve. Përcjellja bëhet në orën 16:00.”
Deputeti Fino u nda nga jeta mëngjesin e së hënës, për shkak të Covid19.
Ai ishte shtruar në spital prej disa ditësh por nuk ja doli të fitonte betejën me këtë virus.