Kuvendi i Kosovës miraton paketën për rimëkëmbjen ekonomike të biznesit

Nga Exit News
Kuvendi i Kosovës miraton paketën për rimëkëmbjen ekonomike të biznesit

Kuvendi i Kosovës ka votuar të premten projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike.

72 deputetë votuan pro këtij projektligji dhe nuk pati asnjë votë kundër.

Projektiligji ishte nismë e Lëvizjes Demokratike të Kosovës (LDK) për të ndihmuar sipërmarrjen në përballimin e pasojave të pandemisë. Partitë e tjera, PDK dhe AAK e kanë mbështetur nismën.

Kreu i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj, tha se me këtë projektligj rreth 600 milionë euro do të kalojnë te qytetarët e Kosovës.

“I kemi dhënë përkrahje këtij projektligji. Është e vërtetë se kemi pasur pengesa nga Lista Serbe, por LDK, PDK, Nisma po e dëshmojnë që kur është në interes për qytetarët, të kalojë një ligj që është i rëndësishëm”, tha Haradinaj.

Lëvija Vetëvendosje është e vetmja parti opozitare që ka dalë kundër këtij projektligji.

LVV ka akuzuar qeverinë Hoti se me Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike ka bërë shumë pabarazi në popull.

Kryeministri Avdullah Hoti është shprehur të premten në Kuvend se PDK ka ndihmuar me ide për këtë paketë.

PDK ka propozuar ndihmë për bizneset me vlerë rreth 200 milionë euro. Po ashtu ajo sugjeron pagesa për punëtorët që e kanë humbur vendin e punës me nga 300 euro dhe heqjen e TVSh-së për lëndën e parë

Projektligji kishte hasur mosmarrëveshje mes partive në pushtet dhe atyre në qeveri që kur u miratua në Korrik 2020 nga qeveria e Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>