Kuvendi mblidhet në seancë plenare

Nga Exit News
Kuvendi mblidhet në seancë plenare

Kuvendi pritet të zhvillojë seancën parlamentare sot. Seanca do të mbahet në orën 10:00. Në rendin e ditës do të jenë dekretet e Presidentit Ilir Meta, i cili ka kthyer për shqyrtim disa projektligje të reformës në drejtësi.

Shumica socialiste miratoi disa javë më parë disa ndryshime në disa prej ligjeve pjesë e paketës së reformës në drejtësi si Ligji për Gjykatën Kushtetutese, Ligji për organizimin e gjyqësorit, Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale.

Gjithashtu gjatë seancës së sotme do të diskutohen disa akte normative që lidhen me furnizimin me vaksina kineze.

Nuk dihet ende nëse në rendin e ditës do të jetë kërkesa e grupit parlamentar të PS për shkarkimin e Presidentit Meta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>